Categories Lajme

“Të faleminderit për vajzën që je bërë”/ Mesazhi i nënës që përloti Xhensila Myrtezajn

Në puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, u trajtua historia e Lusilës, vajza 13-vjeçare e cila të gjithë fëmijërinë e kishte kaluar duke u kujdesur për vëllezërit e saj më të vegjël. Prindërit e Lusilës për shkak të problemeve të mëdha ekonomike ishin detyruar që të emigronin për periudha të gjata, duke i lënë fëmijët nën kujdesin e vajzës së tyre më të madhe. Lusila ishte ftuar në program nga mamaja e saj, Minushja e cila dëshironte t’i kërkonte falje asaj për përgjegjësinë e madhe që i kishte lenë mbi shpatulla, por dhe për ta falenderuar dhe për t’i premtuar se nuk do ta linte kurrë vetëm.

E ftuar surprizë për Lusilën, ishte këngëtarja tepër e njohur dhe idhulli i saj, Xhensila Myrtezaj e cila kishte përgatitur disa surpriza të veçanta për të. Por siç dihet në programin “Dua të të bëj të lumtur” është bërë traditë që personazhet publik nuk mund të largohen pa një surprizë. Surpriza që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për këngëtaren e njohur ishte vetë mamaja e saj. “Xhensila të falenderoj shumë për vajzën që je bërë. Fjalët nuk mjaftojnë për të treguar se sa krenare jam për ty, dije se mami të do shumë!”– ishte mesazhi i mamasë për Xhensilën.

Xhensila e përlotur nga ana tjetër e studios rrëfeu gjithë sakrificat dhe vështirësitë që nëna e saj kishte bërë për shumë vite duke thënë: “Në fakt jam unë që jam krenare për ty, sepse më ke rritur me shumë sakrifica. Nuk e harroj kurrë kur më merrje në punë e se sa lodheshe vetëm që të më siguroje të ardhmen. Të dua mami e dije se kurrë nuk do të të lë vetëm!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME