Categories Lajme

Të fus në dhe… unë të marr jetën mor by***ir! Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin

Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri. Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.

Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 Gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”. I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat!

Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde! Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika. Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.”

Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje. Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.

Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?

Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!

Qytetari: A u lodhe?

Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!

Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!

Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.

Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.

Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Ça kam shkruar?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forward”.

Qytetari: Hë, hë, edhe…

Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruajtur, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!

Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.

Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.

Qytetari: Cili komision?

Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.

Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.

Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.

Qytetari: Mosbindje?

Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?

Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.

Qytetari: Ma ke nxjerr ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Për cilën arsye?

Ndiqni videon …. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME