Categories Showbiz

Të gjithë artistët që i dolën në krah Elvana Gjatës pas postimit të saj për festivalin

Elvana Gjata ka bërë mbrëmë reagimin e parë pas gjithë ndodhive pas natës finale të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH.Elvana Gjata padyshim është artistja më e komentuar e fillimit të kësaj jave, pasi ajo nuk arriti të shpallej fituesja e Festivalit të Këngës, me këngën “Me tana”, festival ky që përzgjedhë këngën që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision. Kështu, e zhgënjyer nuk mbeti vetëm artistja por edhe shumë përkrahës e fansa të saj shqiptarë, dhe fansat e huaj të këngës ‘Me tana’, të cilët ishin të mendimit se pikërisht kjo është kënga me të cilën Shqipëria duhet të marrë pjesë në Festivalin Evropian, për të thyer monotoninë e baladave me të cilat prezantohet secilin vit, shkruan Gazeta Express. E pas shumë polemikave dhe reagimeve të shumta që kanë vërshuar rrjetet sociale sidomos, gjatë ditës së hënë, Elvana mbrëmë ka bërë një shkrim, ku thotë ndër të tjera se ajo “ka mbtur më se e gëzuar për gjithë përkrahjen dhe pëlqimin që ka marrë kënga nga publiku, e që ndjehet e lumtur që të gjithë kanë vallëzuar e kërcyer e kënduar me ‘Me tana’”. Kështu, komentet e kanë ‘vërshuar’ postimin e artistes, ku bie në sy edhe përkrahje publike nga fytyra të njohura të artit dhe ekranit shqiptar. Artistë që kanë reaguar edhe në profilet e tyre pasi Elvana ka marrë vendin e dytë, por edhe të famshëm të tjerë i kanë dhënë përkrahjen koleges së tyre, duke treguar kështu hapur se ata ishin për fitoren e saj. Emra si Ledri Vula, Eleni Foureira, Kida, Ermal Fejzullahu, Samanta e Emina Çunmulaj, e shumë të njohur të profesioneve të ndryshme, i kanë dërguar zemra në formë të përkrahjes këngëtares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME