Nga Valbona Mezini
TË GJITHË JEMI NJË. NJERËZIMI DHE FATI I TRAGJEDIVE TË PËBASHKËTA, PAVARËSISHT SE NË CILËN PIKË TË GLOBIT E KE SHTËPINË.
Nga tërmetet dhe cunamet, tek krizat financiare, sëmundjet dhe sulmet terroriste. Disa ngjarje edhe mund të ishin parandaluar dhe shumë jetë njerëzish mund të ishin shpëtuar.
Në vitin 2010, një tërmet me përmasa të tmerrshme goditi Republikën e Haitit. Mijëra vetë gjetën vdekjen, fshatra të tërë u shuajtën, dhe kryeqyteti u shndërrua në një gërmadhë masive. Që prej vitit 1988, studiuesit kishin parashikuar një tërmet të madh në një pikë të rajonit por asnjë nuk e mori për bazë.
Edhe pse studiuesit flasin cdo herë përpara audiencave ndërkombëtare, zyrtarë të qeverisë, pak vëmendje u kushtojnë ngjarjeve të tilla sa i përket masave paraprake që duhet të merren duke filluar nga lejet e ndërtimit në pallatet me pak kate e deri tek kolaudimet e cilësisë për apartamentet që ndërtimin e kthejnë në një mafie të vërtetë me çmime të kripura përkundrejt mungesës së cilësisë.
Politikanët përgjithësisht jo vetëm ata shqiptarë janë shumë të zënë më punëra të tjera dhe nuk ua vënë veshin ekspertëve të fushës.
Në një kohë kur mund të kishin shpenzuar para, për të rrëzuar ndërtesa të paqëndrueshme dhe të ngrinin ndërtesa të forta ndaj tërmeteve, qeveritarët i shpenzojnë paratë e buxhetit për makina luksoze.
Në fund, në 12 janar 2010, ndodhi e pashmangshmja në Haiti.
Ndërsa sot rikthehemi një dekadë më pas nga ajo ngjarje e largët por që duhet të na shërbente për mësim, se kudo ku jetojmë, ne njerëzit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri –tjetrin, dhe se fati ynë herët a vonë është i përbashkët.
26 Nëntor Europë, Tiranë.
U duk një mbrëmje e qetë, njerëzit pasi mbaruan bisedat e fundit në shtëpitë e tyre dhe telefonatat me më të dashurit, u shtrinë të flenë. Asnjëri prej tyre nuk do t’a besonte dot kurrë, se agimi nuk do t’i zbardhte më në sy, e se rrezja e parë e diellit të kësaj dynjaje, do të ishte ndoshta një vegim i largët i subkoshiencës së një jete që ku i dihet se ku fillon sërisht.
Ishte pasmesantë teksa ora shënonte 03.54 minuta kur toka u drodh aq shumë, saqë lëkundjet e saj u ndjenë mijra kilometra larg, përtej kufijve.
51 viktima mbyllën sytë përgjithmonë. Më shumë se 300 pas lëkundje pasuan natën e kobshme dhe me mijra shtëpi pësuan dëme serioze.
Toka nuk gjeti rehat !
Tërmete të tjera me magnituda të ndryshme nga më të pandjeshmet deri tek më të papërballueshmet për njeriun, rregjistrohen çdo sekondë, çdo orë, apo ditë të vitit në të gjithë globin, por askush nuk i analizon dhe mirë bën.
Vetëm dje një tërmet i fuqishëm goditi Kubën me forcën 7.7 ballë të shkallës Rihter, duke hapur gropa të mëdha në tokë me pamjet më të frikshme për syrin e njeriut.
Sipas njoftimeve paraprake bëhet me dije se është dhënë alarm edhe për cunami. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka thënë se tërmeti me madhësi 7.7 që goditi brigjet veriperëndimore të Xhamajkës, ka alarmuar Xhamajkën, Kubën dhe Ishujt Kajman, pasi paralajmërohet një cunam i fortë.
Pra edhe njëherë vërtetohet se ne njerëzit jemi NJË, kudo ku ndodhin ngjarjet qofshin tërmete apo cuname, epidemi apo pandemi, zjarre apo përmbytje, tornado apo orteqe dëbore, fati jonë është NJË, pavarësisht se në cilën pikë të globit ndodhin ngjarjet, ato janë vetëm një çështje kohe larg NESH
