Categories Showbiz

Të gjithë këngëtarë? Sindi ironizon direkt Mevlanin, Melisën dhe Anën!

Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi këtë të enjte ishte e pranishme një nga personazhet më të komentuar të ekranit shqiptar kohët e fundit, për faktin se ishte një 22-vjeçarë që nuk kishte asnjë eksperiencë dashurie. Sindi Loci e atakuar shpesh edhe për faktin se ishte nje vajzë e virgjër, ka qenë pjesë e debate të forta në Përputhen.

Ajo tha për ‘Abc e Pasdites’ se nuk e tregoi virgjërinë për të përfituar hapësirë dhe vëmendje mediatike, por sepse përfaqësues të produksionit e pyetën dhe u përgjigj sinqerisht.

“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun”.

Ajo hodhi poshtë të gjithë mendimet se çështja e virgjërisë ishte një politikë e saj për të tërhequr vëmendjen duke nënvizuar edhe njëherë “ Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë, unë u pyeta”.

Nëse vazhdon akoma etiketimi apo persekutimi i të qenit e virgjër edhe pas programit, Sindi iu përgjigj me të qeshur se “do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar të kem fëmijë”.

Gjatë intervistës u ndalën tek konkurrentët e tjerë, e në veçanti tek ata që kanë bërë edhe këngë. Fenomen për të cilin Ermali e pyet Sindin se si e ka parë dhe se reagimi që ka bërë në rrjetet sociale ishte pikërisht për Anën.“Muzika është një profesion shumë i vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”.

Ermali e pyet se mes Melisës, Mevlanit dhe Anës kujt do ti kërkonte të mos këndonte më? Ajo tha: Të treve. Është e tmerrshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME