Categories Teknologji

Të gjithë telefonat do të karikohen me të njëjtën pajisje deri në fund të vitit 2024

Në një hap historik drejt avancimit të teknologjisë, deri në fund të vitit 2024, të gjithë telefonat, kamerat digjitale, kufjet, altoparlantët, tastierat, sistemet e navigimit, dhe kufjet e shitura në BE, do të duhen të kenë një prizë universale karikimi USB-C.

Në një njoftim nga Ministria sllovene e Ekonomisë, Turizmit, dhe Sportit, bëhet e ditur se nga viti 2026 kjo normë do të zbatohet edhe te laptopët. Ky ndryshim, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të BE-së për të reduktuar mbetjet elektronike, dhe për të nxitur zgjedhje më të qëndrueshme për konsumatorët.

Përveç kësaj, karikuesit do të mund të shiten veçmas nga pajisjet elektronike, në bazë të së cilës konsumatori do të mund të vendosë nëse do të blejë një pajisje të re me apo pa karikues. Një inovacion tjetër është edhe prezantimi i një etikete me specifikime për kapacitetet e karikimit, e cila ofron të dhëna rreth fuqisë minimale dhe maksimale të nevojshme për karikim efikas të pajisjeve. Legjislacioni i ri pritet të hyjë në fuqi pas datës 28 dhjetor 2024, dhe 28 prill 2026 për laptopët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME