Categories Lajme

Të hënën nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët / VIDEO

Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë pensionistët mund të tërheqin shpërblimet prej 5 mijë lekësh të reja që qeveria vendosi të japë në prag të festave të fundvitit.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet sipas një kalendari të përcaktuar dhe Posta do të punojë me orar të zgjatur.

“Ditën e hënë në mëngjes nis procesi i shpërndarjes së shpërblimeve dhe të gjithë ata që kanë datën në këtë grafik, pavarësisht nga llojet e pensioneve, do ta marrin shpërblimin bashkë me pensionin. Dhe të gjithë ata, po themi ata që e kanë marrë pensionin ditën e hënë, 3 dhjetor do të lihet që të hënën pasdite të marrin shpërblimet, në varësi të grafikut të cilin do ta publikojmë”, – tha Hado për ATSH.

Ai argumentoi se në rastet kur pensionistë nuk do të duan ta tërheqin shpërblimin për arsye të ndryshme, nuk do të ketë asnjë penalitet, pasi mund ta tërheqin edhe në 2019. “Për ata që për arsye të ndryshme nuk e tërheqin shpërblimin, ose nuk paraqiten, shpërblimi do të vazhdojë t’i paguhet edhe gjatë 2019-ës”.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore sqaroi gjithashtu se të gjitha pikat e Postës do të punojnë më orar të zgjatur. “Duke filluar nga ora 8 e mëngjesit deri rreth mesditës, punonjësit e Postës do t’u shpërndajnë pensionin atyre që kanë ditën dhe pasdite do të shpërndajnë shpërblimin vetëm për ata persona që u ka kaluar data e marrjes së pensionit. Sigurisht, që do të punojmë me orar të zgjatur. Numri total i përfituesve është 650 mijë e 600 përfitues”, – përfundoi Hado. /ata/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME