Categories Lajme

Të moshuarve mbi 75 vjeç nuk do t’u skadojë pasaporta deri në fund të jetës

Qeveria ka çuar në Kuvend ndryshimin e kontratës me kompaninë “Aleat” për ndryshimin vizual për vlefshmërinë e pasaportave dhe kartave të identitetit të personave që mbushin 75 vjeç. Për këtë kategori periudha e vlefshmërisë do të jetë pa afat. Në ndryshimin e kontratës kompania bie dakord të bëjë ndryshimin vizual të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve për këtë kategori, pasi prodhimi teknologjik i tyre nuk është bërë i mundur.

“Shoqëria koncesionare i ka paraqitur autoritetit dy zgjidhje teknike të ndryshme (një zgjidhje të shpejtë dhe një zgjidhje komplekse që kërkon kohë, angazhim teknik dhe financiar), duke konsideruar se sistemi është projektuar dhe zbatuar për të prodhuar një dokument identiteti prej polikarbonati (i skalitur me lazer dhe me çip të brendshëm) me një jetëgjatësi të kufizuar për një periudhë maksimale deri në 10 (dhjetë) vite dhe nuk ka zgjidhje teknike dhe teknologji të realizueshme që mundëson lëshimin e një karte identiteti biometrike me certifikatë të kualifikuar dhe të besueshme (për një periudhë kohore të pakufizuar), në përputhje gjithashtu edhe me standardet ndërkombëtare të industrisë dhe zgjidhjet teknike të zbatuara në vendet e tjera të BE-së.

Autoriteti ka rënë dakord të zbatojë një zgjidhje të shpejtë që konsiston vetëm në një ndryshim vizual të afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit që do të lëshohen për shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç, sipas korrespondencës që përmendet në paragrafin “E” të këtyre parashtresave, e pasqyruar në këtë shtesë kontrate dhe në shtojcën e re 24 (Karta e identitetit për shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç), e cila do të bëhet pjesë përbërëse dhe thelbësore e kontratës së koncesionit” thuhet në relacion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME