Categories Lajme

“Te paktën një lajm i gëzueshëm”/ 3 vite pas vr asjes së djalit, prindërit e Marvi Mihalit sjellin në jetë një vajzë

Prindërit e Marvi Mihalit, Pavllo dhe Fatmir, janë bërë prindër.

Zemërth yer, 3 vite pas v rasjes së të birit të tyre, për një karikues, çifti ka sjellë në jetë një vajzë. Pavarësisht se të dy janë mbi 50 vjeç, mrekullia ka ndodhur me trupin e tyre, duke u kapur fort pas jetës, pas humbjes së djalit të tyre. Lajmin e jep gazetari Bledi Mane, i cili shkruan në rrjetet sociale, se tashmë ‘Marvi nuk lëngon në v arr nga p lagët e th ikës, por gëzon për motrën e vogël të bukur’.

Postimi i plotë i gazetarit:

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vr asja ma kabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë? Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit l uftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë kr imit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar. Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi pla gët e vd ekjes. Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në va rr nga pla gët e vr asjes me th ikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

Marvi Mihali u go dit me thi kë verën e 2017-ës pranë stadiumit të Dinamo, në kryeqytet, ku Mihali pas një she rri për karikuesin e telefonit, u që llua me th ikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i v rarë në vend. Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dë nimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruar të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME