Categories Lajme

Të parët për bullizëm/ Shqipëria dhe Franca kanë problemet më të mëdha me dhunën mes adoleshentëve

Bullizimi që do të thotë tallje, ofendim, frikësim, është kthyer në shqetësimin kryesor të fëmijëve dhe adoleshentëve në vendin tonë. Sipas raportimeve në nivel europian, Shqipëria dhe Franca janë dy shtetet që e raportojnë më shumë bullizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Në nivel kombëtar, për herë të parë në thuajse 10 vjet, që ekziston “I Sigurt.al”, bullizmi ka kaluar në ngjarjen numër 1 dhe në incidentin numër 1 që raportojnë të gjithë, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. Duhet një plan kombëtar për eliminimin e të gjitha formave të dhunës, por unë do të theksoja me synimin kryesor bullizmin në shkollën shqiptare, sepse përndryshe do të shikojmë që këto forma të bullizmit do të kalojnë më pas në vrasje apo vetëvrasje.

Dhe ngjarje të tilla, ne i kemi. Rasti i fundit i bullizimit të nxënëses në shkollën 9-vjeçare në Tiranë “Al Zef Pllumi”, apo rasti i vrasjes së nxënësit në Gramsh nga bashkëmoshatarët, pas sherrit që nisi online, janë kambana alarmi. Shkollat tona janë të papërgatitura për ta trajtuar bullizmin. Ministria e Arsimit duhet ta njohë dhe ta pranojë, këtë fenomen e të ngrejë mekanizma në çdo klasë e në çdo shkollë”, tha Altin Hazizaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME