Categories Lajme

Të prekurit nga tërmeti në Laç, Basha: Kisha e Shën Mëhillit strehon në oborr 50 familje

Kisha 100-vjeçare e Shën Mëhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk është kujdesur askush.

Basha ishte në zonë për të takuar banorët e prekur nga tërmeti. “Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente, pasi një pjesë e saj rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesve të Zotit dhe të besimtarëve, ende askush nuk i ka ndihmuar”, tha Basha.

Ai shprehu mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të bërë një vlerësim të gjendjes së kishës, duke vënë në dukje se është detyrimi i shtetit të bëjë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

“Në këtë zonë, askush përveç kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në çdo zonë të goditur nga tragjedia”, tha Basha. /j.p/atsh

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME