Categories Lajme

Të rinjtë duke kërcyer në ambient të mbyllur, Beqaj: Ofenduese për ata që zbatojnë ligjin

Mbajtja e maskës dhe distancës fizike kanë qenë “abc-ja” e rregullave anti-covid në këto kohë pandemie. Megjithatë ka vende ku këto masa nuk respektohen me vetëdije të plotë.

Kjo i ka tërhequr vëmendjen edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili ka kritikuar disa të rinj që shihen duke kërcyer në një ambient të populluar konsiderueshëm.

Beqaj ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një video ku duken të rinjtë që festojnë ndërsa shton se “cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.” Më tej, ish-ministri shton se “serbesllëku i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.”

POSTIMI I PLOTË “Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.” s.b/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME