Categories Lajme

Të Rinjtë Vlonjatë që na Frymëzojnë/ “Puna dhe disiplina herët ose vonë e kapërcejnë talentin! “  

Të Rinjtë Vlonjatë që na Frymëzojnë  “Puna dhe disiplina herët ose vonë e kapërcejnë talentin! “
Klodjan Kaçani është i riu nga Vlora që spikat me talentin e tij në arenën ndërkombëtare.
E si mund të mos ta bënim pjesë të rubrikës tonë të talenteve një zë të bukur, të veçantë dhe shpirt fisnik të admirueshëm si ai i vlonjatit tonë simpatik, Klodjanit, një yll në ngjitje i muzikës lirike ndërkombëtare. Rruga drejt muzikes ka nisur që në femijëri, si fillim në koncertet e shkollës fillore ne Vlorë, duke vijuar më pas me pjesëmarrjen në festivalin e fëmijëve të qytetit duke rrëmbyer fitoren për dy vjet rresht 2001-2002.

Padyshim që familja ka qënë gjithmonë aty në çdo hap dhe mirënjohja për ta është e pashtershme.
Një vend të veçantë në suksesin e tij në ngjitje ka edhe mësuesi i parë i muzikës në shkollën fillore, Kujtim Hodo, si dhe kompozitori vlonjat Vahit Kuçi, të cilët e zbuluan talentin e fshehtë të Klodjanit dhe e ndihmuan atë të hidhte hapat e parë drejt skenës.  Inspirimi drejt muzikës operistike ka qenë padyshim Pavarotti, të cilin e ndiqte në Tv me koncertet e “Tre Tenoreve”.
E impresiononte interpretimi i një forme ndryshe të të kënduari dhe gjithashtu ariet që këndonin. Ishte pikërisht aty ku nisi ëndrra për t’u bërë si ai. E pse jo ?!

Në moshën 14 vjeçare filloi studimet në liceun artistik në Vlorë. Pas një viti do të transferohej në Liceun Artistik në Tiranë për të marrë një edukim më të profesionalizuar në kanton klasike.
Në 2010-ën përfundoi Akademinë e Arteve nën kujdesin e pedagoges të kantos Nina Mula. Me perfundimin e akademisë filluan edhe aktivizimet e para në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Si fillim në role të vogla duke arritur deri tek ato më kryesoret dhe dalëngadalë si një  solist në vitin 2016.

Fakti që preferonte muzikën lirike nuk e pengoi të provonte veten edhe në disa prej shfaqjeve më të rëndësshme të muzikës së lehtë në vendin tonë si :  The Voice of Albania; Top Fest; Festivali i Këngës, programe të cilat nuk e lanë pa spikatur zërin e ëmbël por brilant-kumbues të tij.

Ishte pikërisht konkursi Internacional As.Li.Co ne Itali që do t’i jepte një dorë drejt suksesit ndërkombëtar. Prej atij momenti nisi dhe karriera e Klodjanit jashtë Shqipërisë me interpretimin e rolit kryesor të tenorit në open “Flauti Magjik”, në një tur në disa teatro të rëndësishme të Italisë si : Como Brescia, Bergamo, Cremona, Pavia.
Pikërisht ky debutim do të ishte një ogur i mirë duke u bërë pjesë e një turi në Francë, për tu rikthyer më pas në Itali, për të kënduar në disa teatro si Massimo di Bellini ne Catania, Teatri Filarmonik në Verona, Teatri Comunal ne Bologna.
Suksesi i rradhës do të vinte në 2019 kur fitoi një audicion të rëndësishëm të një projekti Europian për këngëtarët e rinj lirik, ku finalizohet duke luajtur si protagonist në operan “L’elisir d’amore” në operan e Tenerifes-Ishujt Canarie, në Teatrin Kombëtar të Operas në Tbilisi-Gjeorgji, Teatrin Comunal të Bolonjës-Itali.

Sa shumë ka për të shkruar për Klodjanin edhe pse në një moshë kaq të re.
Sa shumë ka për të shkruar për emocionin që ndiejmë për çdo “Klodjan” që shkëlqen kudo ku shkel.
Sa shumë krenari për të rinjtë e talentuar si Klodjan Kaçani, të cilët me punë të palodhur, përkushtim te etur, vullnet të hekurt, ia dalin të ngrenë lart emrin e tyre, Vlorën tonë të vogël, por plot me yje që presim të shkëlqejnë ngado.

Puno, guxo, lufto, triumfo dhe ktheje të pamundurën në të vetmen mundësi !
Faleminderit Klodjan që me shembullin tënd ke bërë që dje,sot,nesër shumë të rinj të thonë : “Me shumë punë mund t’ja dalim” ! 🦾  HISTORIA VAZHDON …

SUGJERUAN: Të rinjtë e @Qendra Rajonale Rinore Vlore
PËRGATITI : Ilda LELO

\

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME