Categories Lajme

Të shtruarit në spitalin Covid-1, ministria merr vendimin drastik

Me një urdhër të ri në Infektiv, nuk do të lejohen më ushqimet nga jashtë për të sëmurët. Kështu, familjarët do mund të sjellin për të shtruarit vetëm veshmbathje. Kujtojmë se në një konferencë për mediat të mbajtur bashkë me kryeministrin Edi Rama të martën, për pacientët me Covid-19 kishte qenë kërkesë e vetë familjarëve.

Ministrja shtoi se shteti dhe sistemi shëndetësor mund ta ofrojë si shërbim, por shtoi se ishte kërkesë e familjarëve që u plotësua. Sipas Manastirliut, familjarët janë lejuar që të sjellin ushqim për të sëmurët për t’u krijuar një lloj afrimiteti duke qenë se nuk i vizitojnë dot personalisht.

“Rregulli i përgjithshëm para pandemisë, është që nuk lejohen ushqime nga jashtë. Në spital merr dieta të caktuara kalorike. Është vendosur nga vetë mjekët, pandemia ka krijuar edhe një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale. Kjo ishte një mënyrë për të qenë afër familjarit.  Jo se spitali e shteti nuk i garanton, por sepse ka qenë një kërkesë e familjarëve që është pranuar.” Megjithatë, si duket, tashmë është vendosur që tek Infektivi ushqimi për të sëmurët me Covid-19 do të ofrohet nga vetë spitali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME