Categories Lajme, Politike

Teatri/ Basha i përgjigjet me Video Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryeministri Edi Rama kanë vijuar edhe sot përplasjen në rrjetet sociale “Facebook” për çështjen e Teatrit Kombëtar. Pas mesazhit të Ramës, ka ardhur edhe reagimi i Bashës, i cili e quan kryeministrin një hajdut psiqik, që vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën 200 milionë euro.

“Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”,thekson Basha. “Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla. Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”,shkruan Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME