Edhe këtë të mërkurë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar kanë protestuar përpara sheshit të godinës në mbrojtje të Teatrit. Artistëve i është bashkuar dhe aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti si dhe aktorja Justina Aliaj. Regjisori Edmond Budina i ka përmenduar emrin aktores së njohur duke u shprehur se është kënaqësi të shohësh artistët t’i bashkohen kauzës së ruajtjes së Teatrit.
“Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës.
Gjithë kjo me blu është pronë publike dhe shikoni se si do jetë nesër. E gjithë e kuqja do jetë pronë private dhe teatri do jetë vetëm kjo. E kuptoni se ç’vjedhje është. Ky është krimi i Shqipërisë. Si për natë, si për herë të gjithë së bashku t’i themi stop kësaj ngjarje korruptive, ta shpëtojmë Teatrin tonë Kombëtar. Gjithmonë këtu, Teatri nuk do të shembet”, deklaroi Budina
