Categories Lajme

“Teatri do të shëmbet”, Budina i përgjigjet Veliaj: Hajde se do të marrësh atë që meriton!

Regjisori Robert Budina i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ditën e sotme, u shpreh i prerë se teatri i vjetër do të shembet për të ndërtuar një të ri. I ftuar në studion e FaxNews, Budina theksoi se aktorët kanë mbështetjen e Europës dhe se kryebashkiaku mund të shkojë aty por do të marrë përgjigjen që meriton.

“Armët tona kanë qenë gjithmonë fjala e lirë, mikrofoni, ndërgjegjësimi i njerëzve. Ky njeri i armatosur me paratë e oligarkëve, drógës, nuk mund të vijë aty të sulmojë Teatrin Kombëtar. Ky njeri le të vijë dhe të dalë vetë aty dhe do të shohë se cila do të jetë përgjigja e shqiptarëve. Ne po rrimë për të dhënë një shembull shprese, ne kemi ndikuar tek njerëzit që kanë ndikim. Ne kemi siguruar mbështetjen e Evropës për këtë punë, 98% e njerëzve thonë që teatri duhet të qëndrojë. Ku janë këta njerëz që kërkojnë ta shembin? Nuk janë gjëkundi. Ata duan të përdorin paratë e drogës për të na shembur fjalën e lirë. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë është e tyrja. Ne kemi bërë takime pafund me ambasadorë dhe ja kemi bërë të qartë. Si kundërpërgjigje kemi marrë një deklaratë të tyren se për ta është e vështirë të ndërhyrjnë. Ne ju kemi thënë që pse luani me dy standarde se për sistemin e drejtësisë keni ndërhyrë. Europa Nostra mbështet lëvizjet që nuk lënë politikën e mbrapshtë të prishin trashëgiminë. Evropa e ka cilësuar Teatrin Kombëtar një trashëgimi evropiane. Ne do ta denoncojmë në Parlamentin Evropian këtë tentativë ogurzezë të qeveisë shqiptare. Ne do t’i themi që ta ndalojnë. Pastaj do të presim edhe Gjykatën Kushtetuese. Ky njeri i zhduki gjykatat dhe të thotë hajde më gjyko pasi e kam shembur,”- deklaroi Robert Budina.

Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i qartë se Teatri i vjetër dhe dotë ndërtohet një i ri. Veliaj i quajti të eksituar artistët që kanë bërë rezistencë duke mbrojtur godinën dhe shtoi se nuk ka diskutim mbi këtë temë, pasi toka është në pronën e bashkisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME