Categories Lajme

Teatri Kombëtar, Mazniku: Kemi ndjekur të gjitha procedurat ligjore

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe godina ishte një bombë më sahat nga ana strukturore.

“Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat që ligji parashikon. Së pari ka një VKM nga qeveria që kalon pronën e Teatrit kombëtar në Bashkinë Tiranë dhe është regjistruar në hipotekë si pronë që i përket bashkisë. Më pas ka një këkesë nga ana e bashkisë drejtuar institutit të ndërtimit për gjendjen e objektit. Instituti i ndërtimit i ka kthyer përgjigje bashkisë së Tiranës me pikëvështrimin e vet për gjendjen e objektit. Në bazë të atij dokumenti që i referohet që ka rrezikshmëri nga ana strukturore por edhe për çështjen e zjarrit, dhe që nuk është një objekt që mund te restaurohet, bashkia i ka kërkuar këshillit bashkiak për të marrë një vendim për prishjen. Këshilli bashkiak ka aprovuar për prishjen e objektit, më pas është lëshuar sipas standardeve leja e prishjes që kërkon ligji, më pas Inpektoriati i Mbrojtjes së Territorit që është përgjegjës për për shembjen e objekteve ka marrë veprimet e duhura. Përsa kohë që hapësira dhe procedura ligjore lejojnë veprimin në këtë mënyrë, duhet të vepronim sa më shpejt të ishte e mundur sepse në pikëvështrimin tonë, ajo ndërtesë ishtë një bombë me sahat ana strukturore dhe nuk ishtë më në mbikqyrjen e institucioneve. Pra prej dy vitesh, teatri kombëtar ishte spostuar nga aty. Objekti ishte për t’u prishur, studimet thonë se objekti duhej prishur dhe nuk kishte më asnjë arsye pse të pritej më shumë. 56 anëtare të këshillit bashkiak nga 61 kanë votuar në favor të prishjes”, tha Mazniku.

Ai u shpreh se janë tre arsye pse u zgjodh të mbahej projekti danez, ndërsa shtoi se ky projekt është marrë falas pasi arkitekti danez është paguar nga firma Fusha që u tërhoq, pasi ishte pjesë e marrëveshjes

“Kompania Fusha ka zgjedhur Bjarke Ingels për partner dhe e kanë në kontratat e tyre. Projekti është përmirësuar, është rregulluar, kanë lëvizur disa elementë, por në fundi si pasojë e kostove që u shtuan si pjesë e negociimit me artistët, marrëveshja u prish, pasi nuk i dilte llogaria e saj me kërkesat tona. Projekti na mbeti ne, ishte pjesë e marrëveshjes me firmën Fusha. Ishte marrëveshje e bërë që në fillim. I pari është një projekt nga një arkitekt shumë i mirë, është punuar me artistët duke e sjellë sa më afër kërkesave të tyre në mjediset e teatrit, dhe e treta ne e marrim këtë projekt pa pasur nevojë të paguajmë për të si pjesë e marrëveshjes të bërë nga firma Fusha , kur u mbyll kontrata. Ka qene firma Fusha që ka paguar arkitektin”, tha Mazniku.

Ai theksoi se projekti është në detajimin teknik dhe inxhinierik dhe më pas do të hapet gara për kompanitë duke përfshirë dhe ato ndërkombëtaree për ta ndërtuar.

“Kemi  nevojë tani të detajomë projektin në nivel teknik dhe inxhinierik që të marrë formën e tij ekzekutive e të kthehet nga një projekt-koncept në një projekt-zbatimi dhe të fillojmë më prokurimin e projektit. Do të ketë një procedurë e tender publik ndërkombëtar për të zgjedhur një kompani që ta ndërtojë. Është e hapur edhe për firma të huaja”, tha Mazniku.

Sipas tij, teatri i ri do të jetë modern me të gjitha kushtet. “Do të ketë 3 salla, një e madhe me 600 vende dhe dy salla me 300 veta dhe do të ketë një seri të dhomave më të vogla për provat dhe ushtrimet e shfaqjeve. Është bërë një diskutim shumë i gjatë mes artistëve dhe studios që bëri projektin. Është një objekt që synon me shumë krenari të mbajë 100 vitet e ardhshme të teatrit shqiptar”, tha Mazniku z.tosku/j.p/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME