Categories Lifestyle, Teknologji

Smartphone-ët favorizojnë miopinë te fëmijët

Miopia po shfaqet gjithnjë e më shumë para kohe dhe shkon paralelisht me përdorimin më të madh të telefonave inteligjentë dhe tabletëve që në moshë të re. Dyshimet e fundit se si shikimi i fëmijëve ndikohet negativisht nga pajisjet dixhitale, që u përdorën gjerësisht në pandemi, hiqen nga një analizë krahasuese e 33 studimeve, e botuar në revistën “Lancet Digital Health”.

“Miopia është në rritje në mbarë botën dhe gjysma e popullsisë globale do të vuajë prej saj deri në vitin 2050″, paralajmërojnë autorët e analizës. “Ky trend po shoqërohet me një reduktim të moshës së shfaqjes së miopisë, një përshpejtim në shkallën e përparimit, që paralajmëron një rritje të barrës globale të miopisë së lartë dhe ndërlikimeve të saj në dekadat e ardhshme”, shtojnë ata.

Ka të ngjarë që “epidemia e miopisë të nxitet nga ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut gjatë fëmijërisë, të pranishëm në shoqëritë gjithnjë e më të urbanizuara”, të tilla si “koha e pamjaftueshme e kaluar jashtë dhe shumë kohë e kushtuar aktiviteteve që kërkojnë një përqendrim të ngushtë”. Madhësia e mostrës së studiuar ishte midis 155 dhe 19 934 personave, kurse mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 3-16 vjeç.

Koha e shikimit të pajisjes dixhitale u shoqërua ndjeshëm me një rrezik prej 30 për qind të zhvillimit të miopisë, që u rrit në 80 për qind, kur kompjuteri u përdor më shpesh. “Fëmijët përdorin smartphone dhe tableta për periudha të gjata të pandërprera dhe në distanca më të shkurtra shikimi, sesa librat”, shpjegojnë studiuesit.

Këto rezultate janë edhe më të rëndësishme, sepse “ato vijnë pasi miliona fëmijë në të gjithë botën kanë kaluar shumicën e ditëve të tyre duke mësuar në distancë, për shkak të mbylljes së shkollave gjatë pandemisë”, komenton një nga autorët, Rupert Bourne, profesor i okulistikës në Universitetin Anglia Ruskin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME