Categories Teknologji

Teknologjia që do të na ndryshojë jetën më 2019

Teknologjia do të na ndryshojë jetën në 2019, shkruan gazeta e njohur amerikane “Wall Street Journal”, që e fillon shkrimin e saj me një përmbledhje të zymtë të 2018-ës. “Nuk ka shumë gjëra që do të mund të ishin më të këqija për industrinë teknologjike, ku Zuckerberg kërkoi falje për disa probleme të privatësisë, ndërsa automjetet me vetëngarje nuk janë treguar aq të sigurta dhe Elon Musk ngushëllohet në Twitter, ku citon se viti i ardhshëm të sjellë një kthim në optimizëm, që teknologjia është vërtet pozitive për botën”, shkruan WSJ.

Ja dhe lista e pritshmërive për vitin 2019:

– Rrjeti 5G arrin nëpër shtëpi : Pas disa vitesh pritjeje, rrjeti 5G do të bëhet zyrtar në disa qytete tashmë në vitin 2019 në një masë të gjerë, ndërsa prodhuesit e ndryshëm të telefonave celularë kanë premtuar celularë më të përshtatshëm.

– Pasojat e privatësisë në Facebook: Pas skandalit janë në pritje të çështjeve të para të hapura nga Komisioni Federal i Tregtisë, por edhe nga Komisioni Evropian.

-Zhdukja e njerëzve nga supermarketet: Pas ‘’Amazon Go’’ formati do të shpërndahet edhe në mesin e konkurrentëve. Me pak punonjëse në arkat e pagesës në supermarkete dhe më shumë telekamera. Njerëzit do të bëjnë pazar online pa u paraqitur fizikisht nëpër dyqane.

– Automjetet me vetëngarje që shpërndajne produkte: Me furnizimin e picave ose të birrërave përmes “frigoriferëve me rrota”. Kjo risi pritet të fillojë nga kompania CES në Las Vegas.

– Me shumë kanale ‘’Streaming’’: Ka shumë gjasa për zgjerimin e kanaleve Disney + shërbimi i transmetimit të kolosit të argëtimit, me një ofertë që varion nga Marvel a Star Wars deri në Pixar.

– ‘’Fortnite’’ do të ndryshojë botën e lojrave : Suksesi i videogame më popullore në botë do të ndryshojë në mënyrë të pashmangshme tregun, me konceptin e videogames më shumë në rrjetet sociale.

– Shëndeti në shënjestër të kolosëve HI-TECH: “Nëse keni një smartwatch ose një pajisje për palestër, ka një probabilitet të mirë që të dhënat tuaja shëndetësore të përfundojnë në kontakt me sektorin e madh HI-TECH.

– Telefoni i përthyeshëm për t’u futur në xhep: Një risi për përdoruesit e cila pritet të përhapet në masë falë evolucionit teknologjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME