Përdoruesit e smartfonave duhet t’i hedhin pajisjet e tyre luksoze për një ‘telefon budalla’ me karakteristika të kufizuara. Këtë pretendojnë krijuesit e telefonit minimalist, i cili premton të përmirësojë jetën tuaj, të ndihmojë shikimin tuaj dhe me shumë mundësi të forcojë jetën tuaj seksuale. ‘Mudita Pure’ është i ashtuquajturi ‘telefon budalla’, pasi nuk ka aplikacionet e fundit të teknologjisë. Ky telefon
përmban alarmin, kalendarin, mesazhet, thirrjet, një aplikacion për të mbajtur shënime dhe një kohëmatës meditimi. Në vend të një ekrani që jemi mësuar të shohim në telefon te mençur, Mudita Pure përdor një ekran të quajtur E-ink, i cili ndihmon shikimin tuaj, pasi përdor vetëm ngjyrën e zezë dhe të bardhë.

“Përdorimi i tepërt i ekraneve dixhitale, të cilat lëshojnë dritë blue, mund të çojë në lodhje dhe irritim të syve, vështirësi në përqëndrim, si dhe dhimbje koke. Ndërsa Mudita Pure është përshtatur për ta bërë leximin më të thjeshtë, duke mos lodhur sytë tuaj”, shpjeguan krijuesit e tij.
Duke u bazuar në një kërkim që kanë bërë, ata thanë se 86% e përdoruesve së smartfonëve kontrollojnë telefonin e tyre ndërkohë që janë duke biseduar me të tjerët. Gjithashtu një e treta e tyre janë më të interesuar në smartfonët e tyre sesa në marrëdhëniet seksuale.