Televizioni Satelitor HKSTV Hong Kong raporton se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Sipas rrjetit të transmetimit në Hong Kong, Kim Jong Un ka vdekur, ndërsa një revistë japonese ka shkruar se lideri i Koresë së Veriut është në gjendje “vegjetative” pas një operacioni të vështirë në zemër.
Zv.drejtori i televizionit Satelitor HKSTV Hong Kong, i mbështetur nga Pekini zyrtar ka cituar “një burim të fortë” i cili i ka konfirmuar vdekjen e Kim. Postimi i televizionit në aplikacionin Weibo është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale pasi ka më shumë se 15 milionë ndjekës, ama deri tani edhe mediat ndërkombëtare e kanë marrë me rezerva këtë lajm.
New York Post shkruan se raporte të pakonfirmuara nga zyrtarë të lartë të Partisë në Pekin, bëjnë me dije se operacioni në zemër i Kim Jong Un ka shkuar keq pasi mjekut po “i dridheshin duart shumë keq”.