Categories Lajme

Temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në Shqipëri mot të kthjellët gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me kthjellime skajin jugor dhe pjesërisht bregdetin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi deri në 21°C mesdita. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Kosovën. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat veriore dhe lindore. Edhe orët e natës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Europën jugore do të diktojnë kushtet e motit edhe në MV. Për pasojë moti i kthjellët do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.

Rajoni dhe Europa Rajoni Lindor dhe Verior i Europës janë përfshirë nga masa ajrore polare, të cilat do të diktojnë reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta. Po ashtu pjesërisht qendra do ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa me kthjellime mbetet Europa Jugore dhe ajo Perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin!

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli 64-vjeçarin, Shtjefën Ziçi i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME