Categories Lajme

Temperatura të larta në shtator, si pritet të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Lindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa Lindore vijon të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere paraqiten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore të kenë. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. KU më të theksuara kthjellimet mbeten në brigjet e Egjeut.

Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj më të dukshme vranësirat në territorin e Kosovës, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.

MV prej disa ditësh po mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse gjithë territorin. Ndërsa pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave nëpër të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME