Categories Lajme

Temperaturat arrijnë 41 gradë sot, çfarë ka rezervuar moti këtë të diel

Shqipëria gjatë paradites paraqitet në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat të bëhen më të dukshme në vend, ku në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të mund të sjellin momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Republika e Kosovës në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Territori i Maqedonisë së Veriut deri në orët e mesditës do të jetë në dominim e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Por pas mesdite parashikohet shtim i vranësirave, ku  herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe jo në të gjithë vendin.

Evropa Lindore do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe rrebesheve të shiut. Po ashtu pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do të jenë me kalime të shpeshta të vranësirave të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe shiu. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME