Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër te territorit duke rrezikuar shira të përkohshëm. Të njëjtat kushte të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Orët e paradites vijonë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës por pasditja sjell grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë Kosovën, herë pas herë të shoqëruar me stuhi ere dhe breshër.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushte e motit në Maqedoninë e Veriut pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke sjellë momente me rrebeshe afat-shkurtra shiu, kryesisht në veri dhe verilindje të Maqedonisë se Veriut. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm motin duke ri-kthyer sërish kthjellimet në të gjithë RMV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME