Categories Lajme

Temperaturat e ulta shtojnë virozat

Ulja e temperaturave këtë fund dhjetori ka ndikuar në përhapjen e virozave. Mjekët i konsiderojnë normale për stinën ndërsa këshillojnë ushqyerje të shëndetshme dhe shmangie të ambienteve të mbipopulluara.  Ditët e ftohta, me temperatura që shkojnë nën zero kanë shtuar në spitale numrin e pacientëve. Me grip nuk është konstatuar ende asnjë rast ndërsa mjekët thonë se virozat e përhapura janë normale për stinën.

Leonard Hasanaj, mjek pediatër: Mosha e fëmijëve më e prekur fillon nga 2-3 vjeç deri në 10 vjeç. Çdo javë numri i personave të prekur nga infeksionet respiratore është rreth 11 mijë. Të vegjlit janë më të predispozuar. Mjeku pediatër Leonard Hasanaj këshillon prindërit që t`i drejtohen spitalit vetëm në rast rastet kur viroza nuk mund të menaxhohet në kushtet e shtëpisë.

Leonard Hasanaj, mjek pediatër: Në momentin që prindi e kupton që temperatura edhe pas 3-4 ditësh mjekim nuk ka rënë, edhe nëse shfaqen bark ose të vjella prindi duhet të paraqitet tek mjeku i familjes. Vaksina është instrumenti më efikas për t`u mbrojtur nga virozat dhe gripi. Përveç saj mjekët rekomandojnë edhe shmangien e vendeve të mbipopulluara.

Leonard Hasanaj, mjek pediatër: Nëse dyshohet që fëmija ka grip, ose një rast viroze është mirë ta mbash të distancuar nga fëmijët e tjerë. Rëndësi sipas ekspertëve të shëndetit duhet t`i kushtohet edhe ushqyerjes. Frutat, perimet, lëngjet dhe suprat janë ato që këshillohen së tepërmi përgjatë dimrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME