Categories Lajme

Temperaturat ulen në mëngjes, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë.

Ndërsa në vijim parashikohet që të ketë dobësim gradual të vranësirave duke bërë që territori të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme prezente në Europën Lindore dhe në pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanitt, duke sjell vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriu i kontinentit Europian do të vijojnë të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave.

Paraditja në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash përgjatë gjithë ditës. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat herë pas here të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, ku do ketë kthjellime dhe kalime vranësirash.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat herë pas here do të ketë zhvillime të përkohshme, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Veriperëndim të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME