Categories Lajme

Ten Hag: Ronaldo, gati për debutimin në Ligën e Europës

Erik ten Hag mund ta nisë aventurën e tij europiane në stolin e Mançester Junajtidit me Kristiano Ronaldon titullar, kur “Djajtë” të presin Sociedadin sot në Ligën e Europës. Sulmuesi portugez ka qenë titullar në vetëm një nga gjashtë javët e para të Premier Ligës këtë sezon, në humbjen turpëruese 4-0 me Brentfordin.

37-vjeçari ka hyrë nga stoli në 5 ndeshjet e tjera. Trajneri holandez e ka argumentuar zgjedhjen e tij se ai mungoi në turin e fazës përgatitore në Tajlandë dhe Australi për shkaqe familjare, ndërkohë që menaxheri Zhorzh Mendesh u përpoq ta largonte nga “Old Trafford” 12 muaj pas rikthimit në Mançester.

I pyetur në konferencë nëse 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mund të ishte një titullar, Ten Hag tha: “Sigurisht. Ai nisi kundër Brentfordit. Prej atëherë jo më, por ai është gati të startojë”.

Meguajër, Shou, Bisaka dhe Fred janë lojtarët e tjerë që shpresojnë të luajnë nga minuta e parë sot ndaj spanjollëve, e cila është ndeshja e parë e grupit, në të cilin gjenden edhe Sherif Tiraspoli dhe Omonia e Nikosisë.

Ten Hag thotë se nuk do ta nënvlerësojnë Ligën e Europës me klubin që do të kërkojë trofeun e parë në 6 vite: “Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje e çdo turne dhe do ta marrim seriozisht gjithçka. Ky është mentaliteti i Junajtidit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME