Categories Lajme

Tenderi 1.5 milionë euro për ushqimet, Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK

Ish ministria e Mbrojtjes është marrë në pyetje nga SPAK. Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje ish ministren përsa i përket një tenderi me vlerë 1.5 milion euro për ushqimet. Fax News mëson se ish ministrja është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut në lidhje me këtë tender rreth një muaj e gjysmë më parë. Kallëzimi nga Partia Demokratike u depozitua në SPAK në muajin prill.

Pas regjistrimit të këtij kallëzimi, në fillim të muajit dhjetor të vitit që sapo lamë pas prokurori i kësaj çështje ka thirrur në SPAK Ministren e Mbrojtjes. Sipas PD-së, MM  dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”. Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila para se të fitonte këtë tender kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Gjithashtu PD akuzoi në atë kohë se tenderi u fitua pa garë.

Aktualisht ky hetim mbetet ende i hapur. Ndërkohë, institucioni i akuzës ka marrë në pyetje  për këtë çështje edhe ushtarakë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe përfaqësues të kompanisë fituese. Ndërkohë sipas burimeve mësohet se SPAK deri me tani nuk ka gjetur elementë të veprës penale. Ish Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përveç tenderave të ushqimeve është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posçme për tenderat e  materialeve mbrojtëse ndaj COVID për ushtrinë. Gjithashtu një tjetër kallëzim ndaj saj u regjistrua në SPAK vetëm dy muaj më parë.

Partia Demokratike referoi në SPAK gjashtë vepra penale, ku përfshihen “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”. Ndërkohë që në muajin dhjetor, PD depozitoi një tjetër kallëzim ndaj Xhaçkës me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas PD-së, Xhaçka ka shfrytëzuar helikopterët e ushtrisë për qëllime elektorale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME