Categories Lajme

Tenderi korruptiv me karburantin, Shehaj: U ble më shtrenjtë se çmimi në treg

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, i ëhstë rikthyer denoncimi të bërë dy ditë më parë lidhur me tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme. Shehaj thotë se tenderi u zhvillua pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës. Dje Ministria e Brendshme reagoi për çështjen,  Shehaj thotë se komunikata ishte qesharake. Sipas ish-deputetit, Ministria e Brendshme gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa u denoncua prej tij, por 170 lekë për litër. Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të Ministrisë, 170 lekë për litër, vijon Shehaj, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).

“Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit” deklaron Shehaj duke e cilësuar vjedhje dhe korrupsion të pastër që sipas tij duhet të hetohet menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME