Categories Lajme

Tension në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për 11 të pandehurit e dosjes “Lazarati 2”, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, në Qershor të 2015-ës, është shoqëruar me tension në sallën e gjyqit, por edhe jashtë saj.

Pas vendimit të dhënë nga gjykata, të afërm dhe familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra. Në sallë ata kërcënuan gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa hodhën në drejtim të tyre edhe karriget. Por irritimi i tyre ra edhe mbi gazetarët e pranishëm, që gjithashtu u kërcënuan deri në dalje të gjykatës.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, që ka shoqëruar disa prej familjarëve në komisariat. Këto veprime avokati i njërit për të pandehurve i cilësoi si emocionale dhe në emër të familjarëve kërkoi ndjesë.

Me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve iu ul dënimi në 17 vite e 6 muaj burg secilit, për 11 të tjerët është lënë në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. Dënimi më i rëndë mbetet për Arbjon Alikon dhe Bajram Boçin, për të cilët u dha dënim i përjetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME