Categories Lajme

Tensione në Kuvend / Noka: “Aktivisti”, koncept kriminal; Ekonomi: Nuk ka lidhje me administratën

Zhvillohet seanca plenare në Kuvend.

Mes Flamur Nokës dhe ministres Milva Ekonomi ka pasur një debat në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”.

Sipas Nokës, koncepti i këtij aplikacioni është kriminal.

“A ka dijeni zonja që drejtorët, ministrat e kabinetit, i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose ndryshe për t’u larguar nga vendi i punës në administratën shtetërore?

Koncepti i aktivistit është kriminal sepse involvon dhe bën në një shtetin, punonjësin e shtetit me punonjësin apo militantin e partisë. A është ky standard i DAP-it dhe standard i administratës publike? Është e thjeshtë të vish dhe të flasësh dokrra këtu. Po ju them termi DAP, administratë civile në Shqipëri është inekzistent”, tha Noka.

Ndërkohë ministrja Ekonomi tha se “aktivisti” është një platformë që nuk ka lidhje me sistemet shtetërore që menaxhon DAP. Sipas saj, aplikacioni nuk ka lidhje me administratën publike.

“E theksova, ‘Aktivisti’ nuk ka lidhje absolutisht me sistemet shtetërore që menaxhon DAP-i. Meqë kemi 70 mijë përdorues të “Aktivistit” tregon që qenka një aplikacion i suksesshëm. Do t’ju ftoja ta shikonit dhe vetë që ‘Aktivisti’ nuk të kërkon pozicionin e punës.

Aktivisti është një platformë që anëtarët e PS-së informohen për aktivitetet e partisë. Mund të jesh edhe anëtar i PD dhe të hysh në ‘Aktivist’. Nuk të ndalon askush. Janë dy gjëra të ndara dhe po të hysh në Aktivist shikon se nuk ka lidhje me administratën publike”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME