Categories Lajme

Tensionet në kulm/ Avionët luftarakë turq hidhen në veprim

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se 6 avionë F-16 të Greqisë që i janë afruar zonës së shpallur si “Navtex” janë larguar nga rajoni përmes parandalimit nga avionët luftarakë turq, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë thuhet se 6 avionë F-16 që janë nisur nga ishulli i Kretës dhe shkonin drejt Administratës Greke Qipriote (GASC) më 27 gusht u zbuluan nga sistemet e radarit të Forcave Ajrore Turke.

“Avionët F-16 të Forcës Ajrore Turke parandaluan avionë F-16 në jugperëndim të ishullit të Qipros në mënyrë që të siguronin identifikim vizual dhe të hiqnin trafikun e përmendur ushtarak që i afrohej zonës të shpallur Navtex, ndërsa avionët u identifikuan se i përkisnin Greqisë dhe u larguan nga rajoni. Vazhdojnë me vendosmëri të pafund aktivitetet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Mesdheun Lindor”, tha ministria.

Ministria në faqen e internetit dhe në Twitter shpërndau edhe videon në të cilën shihet parandalimi i avionëve. Turqia të enjten zgjati afatin e zonës Navtex për katër ditë për kërkime të hidrokarbureve me anijen sizmike MTA Oruç Reis në Mesdheun Lindor.

Zona fillimisht ishte shpallur nga Turqia deri më 27 gusht . Navtex, ose Navigational Telex, është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera në lidhje me praninë e tyre në një zonë, si dhe informacione të tjera.

Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detarë, duke shpërfillur negociatat e inicuara nga Gjermania. Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur ta cenojnë territorin detar dhe të drejtat e Turqisë për kërkime në Mesdheun Lindor, pavarësisht se asnjë vend nuk ka vijë bregdetare më të gjatë në Mesdhe.

Ankaraja ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet greke për të shpallur një zonë të madhe ekskluzive ekonomike, duke shkelur interesat e saj. Turqia ka thënë gjithashtu se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë korporatës shtetërore turke të naftës, dhe administratës qipriote greke jugore./AA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME