Categories Lajme

Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, ndalohen dy spiunët turq

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish. Autoritetet greke deklarojnë se kanë arritur që të zbulojnë dy spiunë që dërgonin informacione të rëndësishme në Ankara. Pas shumë hetimesh, policia në Greqi ka ar restuar 2 persona që a kuzohen se janë spiunë. Tashmë kundër tyre janë ngritur a kuza për spiunazh dhe shumë shpejt ata dalin para gjyqit.

Pritet që pas këtyre arrestimeve të shtohen tensionet mes dy vendeve, pasi një nga të akuzuarit si spiun është punonjës dhe përkthyer në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos. Edhe i akuzuari tjetër është po nga ky ishull dhe punonte në anije si kuzhinier dhe i jepte informacione punonjësit të konsullatës. Këta dy persona i përkasin pakicës myslimano-turke dhe jetonin prej kohësh në Greqi.

Lidhur me akuza kuzhinieri që punonte në anije ka mohuar që të jetë spiun dhe një një dëshmi ka thënë se ai nuk ka marrë para. “Familjarët e mi kishin ardhur për pushime në Rodos dhe më prezantuan me punonjësin e konsullatës. U takova më atë dhe më premtoi se do me ndihmonte, pasi kishte shumë njohje. Ishte hera ime e parë që punoja si kuzhiniere në një anije dhe doja ndihmë. Ne u takuam katër herë pas një takimi dhe ai arriti të fitonte besimin tim. Nuk kam bërë gjë për para. U josha për të mirën e atdheut”, ka rrëfyer i a rrestuari.

Tashmë pritet që hetimet të tregojnë rolin e vërtetë të dy të arrestuarve. Ndërkohë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për muaj me radhë janë shtuar. Dy vendet akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të territorit dhe kërkimeve të paligjshme për gaz natyror. Lidhur me t ensionet kanë ndërhyrë dhe organizatat ndërkombëtare që kërkojnë përmbajtje nga dy vendet dhe keqkuptimet të zgjidhen me marrëveshje. Nga ana tjetër Turqia nuk ka bërë asnjë deklaratë për arrestimet në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME