Categories Lajme

Tentoi ta përdhunonte dhe më pas e dogji: Del pas 14 vitesh para gjykatës vrasësi i të miturës shqiptare

Adrian Zeko, autori i vrasjes makabre të Zeniada Selimajt, ndodhur 14 vite më parë në Greqi do të dalë sot para Gjykatës së Pireut.

Zeko ishte fqinj i 12-vjeçares, e cila u gjet e djegur në shkallët e shtëpisë së saj. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç.

Zeniada Selimaj atë kohë 12 vjeç u gjet më 23 shtator 2011 në shkallët e banesës me 80% djegie në trup. E mitura u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe pas 13 ditësh ndërroi jetën.

Dyshimet e para ishin se 12-vjeçarja kishte tentuar vetëvrasjen për shkak të një shkrimi që iu gjet, por hetimet morën rrjedhë tjetër pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas i ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.

Krimi makabër është zbuluar 9 vite më pas, përmes një fotografie.

“Shtëpia e të pandehurit kishte një ballkon me hyrje të drejtpërdrejtë në ballkonin e të miturës. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante. Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë me garzë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”, thuhet në aktakuzë.

Sipas asaj që thuhet në dosje, Zeko e ka joshur të miturën dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë. Pas refuzimit të saj dhe tentativës për t’u arratisur, vrasëësi e ka ndjekur dhe në shkallët e shtëpisë së saj i ka vënë flakën.

“Pasi tentoi të kryente marrëdhënie të pavullnetshme me të miturën, ai kreu akte seksuale ndaj saj, por para se ajo të rezistonte fuqishëm në mbrojtje të lirisë së saj seksuale dhe të tentonte të ikte përmes shkallëve shtëpisë së saj, ai e dogji për të fshehur çdo provë inkriminuese në trupin e saj nga akti i tij i mëparshëm kriminal, duke përdorur një lëng të ndezshëm dhe më pas i vuri plakën”, thuhet në aktakuzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME