Categories Lajme

Përplasja/ Ankohej për të dashurën se e kishte braktisur, ndërkohë 29-vjeçari e shantazhonte

Një 26 vjeçar me emrin Erlind Sula, u paraqit pak ditë më parë në zyrat të emisionit Piranjat, duke kërkuar ta ndihmonin, por pa treguar problemin që kishte. Deri në momentin kur gazetarët u takuan me të.

Halli i tij ishte i ngjashëm me atë të shumë bashkëmoshatarëve të tij, të cilët duke mos e përballuar emocionalisht ndarjen, bien në dëshpërim dhe kërkojnë medoemos t’i rikthehen një raporti tashmë të humbur.

Por në ndryshim nga të tjerët, ai ka denoncuar vajzën që e ka braktisur.

Pra një panoramë e qartë. Njohje në Tik-Tok, komunikim intensiv në telefon dhe ‘chate’, ndarje sekretesh intime me njëri tjetrin, deri në momentin e takimit.

Nga sa shpjegon i riu, Esmeralda, partnerja e saponjohur ishte nje grua e re, e martuar, nënë e dy fëmijeve. Pas një krize të gjatë me bashkëshortin, ajo kishte vendosur të krijonte një lidhje paralele me këtë person, i cili me sa duket i jepte siguri për të ardhmen.

Nga mënyra se si flet, ky i ri të jep idenë që ka probleme me formimin, por në fakt wshtë një person i cili bën një jetë normale dhe të pavarur.

Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Gjemani, ku është i pajisur me dokumenta dhe punon rregullisht. Pavarësisht se ka zbuluar që partnerja e tij komunikon me të tjerë persona, i riu ka ide të qarta. Esmeralda duhet të rikthehet me të, por këtë herë me kushtet e tij.

Erlindi nuk e di se si mund ta rikthejë dashurinë e humbur të Esmeraldës.

Këtu kjo histori e shkurtër do të mbyllej, në qoftë se në redaksinë e Piranjave nuk do të mbrrinte një telefonatë nga një i panjohur. I cili thoshte se një personazh Tik Tok-u me emrin Erlind denigronte atë dhe familjen e tij.

Pra, Erlindi i verbuar nga dashuria për Esmeraldën, ka humbur arsyen dhe ka nisur ta përndjekë atë dhe personin për të cilin dyshon që është i dashuri i ri i saj.

Gazetarët e ftuan edhe një herë Erlindin që akuzohet për përndjekje dhe denigrim ndaj ish-të dashurës por edhe ndaj familjes së një personi të cilin nuk e ka takuar asnjëherë.

Për të kuptuar shkaqet e vërteta që e shtyjnë të riun të kalojë çdo vijë të kuqe, gazetarët kontaktojnë atë, Esmeraldën, e cila është kryefjala e gjithë kësaj historie absurde. E cila thotë se nuk ka patur asgjë me Erlindin dhe se ai e përndjek pa arsye. Në fakt Piranjat kishin fakte që Esmerala dhe Erlindi kanë patur një raport intim me njëri tjetrin.

Në gjithë rrëfimin e saj nëpërmjet telefonit, Esmeralda e anashkalon faktin që të dy kanë patur një raport. Ajo pretendon se është viktimë e një maniaku, i cili i është qepur keq prej shumë kohësh. Sidoqoftë në këtë moment gënjeshtra e bardhë e Esmeraldës pak rëndësi ka.

Kjo histori i përket të kaluarës, dhe raporti i ndërprerë me 26 vjeçarin, është e drejtë e saj. Askush nuk mund t’ia nxijë jetën me presione dhe shantazhe, për ta kthyer pranë vetës.

Aq më tepër kur përndjekja kapërcen kufijtë e së imagjinueshmes. Ndërkohë në bisedë me Esmeraldën kjo e fundit u tregon Piranjave se Erlindi ka marrë rrugën nga Durrësi, në një fshat të Lezhës, për një qëllim të vetëm, ta denigronte përpara fqinjëve e saj.

Të gjitha këto që dëgjuat, janë marrë nga profili i tij në Tik-Tok. Ndoshta duhet ta takojmë edhe njëherë, sepse duket qartë që ky i ri ka nevojë për ndihmë.

Pas një debate shumë të gjatë mes Erlindit dhe personit që solli denoncimin për të, 29 vjeçari i mëshonte faktit që e ka apo se ka të dashur Esmeralda personin që e ka ndihmuar për të shkuar në Gjermani. Ajo që duhet të zgjidhim ka të bëjë me përndjekjen dhe denigrimin që 29 vjeçari po i bën këtyre dy personave.

Pasi është bindur përfundimisht që kjo histori duhej të mbyllej aty, Erlindi nxjerr celularin dhe në praninë tonë, fshin të gjitha postimet denigruese që ka publikuar për Esmeraldën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, ja sa alkool kishte konsumuar e reja greke

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 18 Mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje: Makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse më shikon ashtu”/ sherri mes të miturve në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 51-vjeçari në Maminas, do të ekstradohet në Itali!

Një 51-vjeçar i dënuar  me 4 vjet e 5 muaj dhe 21 ditë burgim nga…

LEXO ME SHUME