Categories Lajme

Tentoi të digjte me benzinë ish-gruan dhe veten natën e ndërrimit të viteve, justifikimi në polici: E bëra që t’i…!

Një 50-vjeçar shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i vinte flakën vetes është lënë në burg nga autoritetet greke.

Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje.

Siç raportojnë mediat greke shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është shprehur:  “Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”.

Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën.

Por ky pretendim nuk ishte bindes nga ana e hetuesve, të cilët dhanë urdhër për arrestimin e tij.

Si ka ndodhur ngjarja?

Shqiptari, i cili punon në ndërtim në shtetin helen në hyrje të pallatit priste ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Ndërkohë që ajo parkonte makinën ku ishte edhe djali i tyre ai e ka spërkatur me benzine, duke e kërcënuar se do ti vërë flakën.

Sipas policisë, ka qenë djali i tyre 17-vjeçar i cili ka reaguar me qetësi dhe ka neutralizuar të atin, ndërsa nëna e tij është larguar dhe më pas ka telefonuar policinë.

Më pas 50-vjeçari është larguar me biçikletë dhe ka shkuar në sheshin qendror ku ka kërcënuar se do të digjte vetën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME