Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të ditur se një 54-vjeçar në gjendje të dehur ka alarmuar familjen e tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Tuk Jakova” të Bashkisë Kamëz.
Mësohet se ai i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë.
Në prangat e policisë ka rënë Bashkim Domi, 56 vjeç. Nga zjarri në banesë fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.