Categories Lajme

Tentoi të fuste mijëra euro të padeklaruara nga Porti i Durrësit, pranga të riut nga Kavaja

Tentoi të fuste një shumë prej 33 000 eurosh, pa i deklaruar në Portin e Durrësit, arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja. Këto të ardhura dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçarin me inicialet S. C..

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga dhe disa persona të tjerë, për akuza të ndryshme.

“Goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohen sasi dozash me kokainë, gati për shitje.

-Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

1. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

2. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe falë kontrolleve, në lagjen nr.18, Durrës, bllokuan një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte personi që shpërndante lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

3. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në inteligjencën informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasit në kërkim:

Sh. R., 23 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, banues në Cërrik dhe në Durrës, të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në datën 31.12.2022, kanë vjedhur në një hotel;

Gj. B., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U merrnin nga 2500 euro, arrestohen 3 persona për trafik emigrantësh

Policia ka vënë në pranga tre persona të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu i SPAK paralajmëron: Do të godasim çdo funksionar që lidhet me krimin e organizuar

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në 4 vite u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët kërkojnë që femicidi të jetë vepër penale më vete

Shifrat më të ulëta i përkasin vitit 2024, me 5 vrasje dhe tre prej tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si u zbulua rrjeti i kokainës nga Amerika Latine në Europë

Rrjeti ndërkombëtar i trafikut të lëndëve narkotike, i cili operonte nga Ekuadori në Europë është…

LEXO ME SHUME