Categories Lajme

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore me 50 euro, e pëson drejtuesi i BMW

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me 50 euro, pasi u konstatua nga këta të fundit në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Blutë e Sarandës bëjnë me dije se gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Komisariatit të Policisë Sarandë, konstatuan në rrugën “Lefter Talo” një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e konstatuar. Shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Në vijim, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë referoi materialet në këtë prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tij.

Njoftimi i policisë

Sarandë – Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari. Gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Komisariatit të Policisë Sarandë, konstatuan në rrugën “Lefter Talo” një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e konstatuar.

Shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Në vijim, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë referoi materialet në këtë prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME