Categories Lajme

“Tentoi t’ja fuste vrapit sapo policia e pikasi”, arrestohet 21 vjeçari në Kavajë, bënte ‘kërdinë’ me vjedhje nëpër shtëpi

Një 21 vjeçar me inicialet A.U është arrestuar nga policia e Kavajës pasi ishin zbuluar veprat penale të kryera nga ky i fundit. I riu ka tentuar t’ja mbathë menjëherë sapo ka vënë re se policia i ishte vënë pas por kjo përpjekje nuk i rezultoi e suksesshme. 21 vjeçari akuzohet se është autori i katër vjedhjeve në katër shtëpi në Kavajë.

Njoftimi i Plotë: Kavajë Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Tentoi të braktisë mjetin duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë gjahu, fishekë luftarakë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit në Kavajë.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. U., 21 vjeç për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a rmëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Patrullës së Përgjithshme, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit, konkretisht:

– Më datë 19.01.2022, në fshatin Rrakull, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. T.;

– Më datë 19.01.2022, në fshatin Bago, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. V.;

– Më datë 21.01.2022, në lagjen nr. 3, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. L.;

– Më datë 24.01.2022, në fshatin Golem, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases E. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, reagon AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira!

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor…

LEXO ME SHUME