Categories Lajme

Tenton të vr*së vëllain me armë, parandalohet ngjarja në Lezhë

Policia ka parandaluar  pëshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se kanë arrestuar 36-vjeçarin Emiljan Pjetri. Në  oborrin e banesës, për motive pronësie, ai ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin Kolent pjetri, 30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë. Në momentin që ka parë Policinë 36-vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa. Pas disa orësh ndjekjeje, polica ka mundur të bejë lokalizimin dhe kapjen e 36-vjeçarit në malin e Troshanit, Lezhë.

Njofimi i policisë:

Policia parandalon pëshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje Falë reagimit  në kohë e me profesionalizëm, dhe pas disa orë ndjekjeje u  kap në malin e Troshanit personi që kanosi vellain me armë zjarri. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.P., 36 vjeç ,banues në fshatin Troshan, Lezhë. Ky shtetas, në  oborrin e banesës, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin K.P.,30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë. Policia e Lezhës mënjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Troshan, Lezhë, ka konflikt në familje dhe të shtëna me armë zjarri, ka shkuar në vendgjarje.

Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit, Lezhë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Kanosja” dhe  “Armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME