Autoritetet hungareze kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një ukrainas në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas “Hungary Today”, tre personat u arrestuan në qytetin Debrecen, në Hungarinë lindore. Ata do të udhëtonin për në Londër nga aeroporti Debrecen, por u arrestuan në momentin që u prezantuan me letërnjoftim të rremë. Për tre të arrestuarit ka filluar procedimin penal nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve publike.
Categories
Lajme
