Categories Lajme

Tepelenë/ Arrestohen në flagrancë të rinjtë, rrahën keq policin në pedonalen e qytetit

Policia e Tepelenës ka arrestuar dy të rinj pasi kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit gjatë ditës së sotme. Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç banues në Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: Tepelenë

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME