Categories Lajme

Tepelenë/ Vijon puna për rikonstruksionin e rrugës Salari- Dukaj, 6.6 km

Në Tepelenë vijon puna për rikonstruksionin e rrugës Salari-Dukaj ((loti II & III), e cila së shpejti do të jetë realitet për banorët e kësaj zone.

Kjo ndërhyrje është në vijim të një sërë investimesh që po kryhen në të gjithë zonën e Labërisë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “deri tani janë realizuar pjesa më e madhe e gërmimeve për zgjerimin e rrugës, mbushja për profilimin, si dhe vazhdon hedhja e shtresës së çakullit në trupin e rrugës dhe zgjerimet”.

Zbatimi i këtij projekti përfshin 6.6 km gjatësi investimi që do të pajiset dhe me kanale kullues të ujërave të shiut dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

“Ky aks i ndërthurur me rrugën e Lumit të Vlorës dhe me rrugën Tepelenë-Benç-Lekdush-Kuç do të sigurojë jo vetëm përmirësim të kushteve të jetesës të banorëve të këtyre zonave, por edhe rritje të mundësive ekonomike dhe investimeve të reja në bujqësi e blegtori”, – thekson FSHZH.

Turizmi vjen si një paketë e plotë, në drejtim bregdetit në qarkun e Vlorës e historisë në Gjirokastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME