Categories Lajme

“Tërhiqet” Vjosa, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ende në ujë

Ndërprerja e reshjeve të shiut prej mbrëmjes së të dielës ka bërë që niveli i lumit Vjosa të bjerë mëngjesin e të hënës. Megjithatë, dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që në fundjavë lumi i Vjosës të dalë prej shtratit të saj.

Sot, uji është tërhequr nga banesat, duke lënë pas baltë dhe llum. Nga raportimet zyrtare mësohet se niveli i lumit Vjosë ka shkuar në 6.3 metra. Banorët e zonave të prekura kanë apeluar për ndihmë pasi dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytja janë të shumta.

“Unë bëj thirrje kush të më ndihmojë, kush e dëgjon, qeveria tek ajo mbështetemi, edhe bizneset të na ndihmojnë. Emergjencat kanë qenë, kur erdhi uji nuk futej këmbë robi.

Shyqyr që doli dielli që të ngrohemi, por çfarë do të bëjmë natën. Fëmijët i kemi të larguar, gjithsekush punon për vete, nuk di çfarë të bëj gruan e kam me problem shëndetësore”, tha një banor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME