Categories Lajme

Tërmet i fuqishëm në Itali, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet,  rreth 64 km në lindje të Rimini.

Tërmeti u pasua nga 3 tërmete të tjera me magnitudë 4.0, 3.6 dhe 3.9 Rihter.  Nga kontrollet e para të kryera nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile nuk raportohet për dëme në njerëz apo në ndërtesa.

Mediet në Itali raportojnë se lëkundjet e forta sizmike kanë panikosur banorët e Italisë qendrore, të cilët kanë nxituar të daklin nëpër rrugë.

Në veçanti, zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea po evakuon pjesërisht strukturën.

Tërmeti është ndjerë në pothuajse të gjithë Italinë qendrore dhe veriore. Në Bolonja dhe Romagna tronditja është ndjerë veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME