Mëngjesin e kësaj të diele Turqia Lindore është lëkundur nga një tërmet i fortë. Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.
Ndërkohë nuk raportohet për viktima, por tronditjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët, raportojnë mediat turke.

