Categories Lajme

Tërmetet në Santorini/ IGJEUM: Nuk ndikojnë në Shqipëri, por gjithë rajoni ka aktivitet sizmik

Tërmetet që prej më shumë se një jave  po godasin  Santorinin në Greqi nuk  kanë  ndikim të drejtpërdrejt  në territorin shqiptar. Shpjegimi vjen nga sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencave i cili thotë se i gjithë rajoni është vazhdimisht  aktiv  me  kulmet e tij  si pasojë  e pllakave tektonikë që ndërthuren me njëra –tjetrën.

“Nuk është se tërmetet e Santorinit na impaktojnë ne në territorin shqiptar. Jo për shkak të distancës, por dhe natyrës që ata kanë. Por natyrisht i gjithë rajoni është aktiv dhe territori i Shqipërisë është aktiv vazhdimisht. Ka një intensitet mikrotërmetesh. Dhe kjo na bën të mendojmë se i gjithë rajoni është në një lëvizje tektonike. Si aktiviteti në territorin e Shqipërisë dhe ai në Santorini është pasojë e kësaj lëvizje dhe jo ndikim i drejtpërdrejtë nga njëri tjetri.

Kemi një numër pllakash tektonike në këtë rajon që  ndërthuren me njëra -tjetrën. Konkretisht flasim për pllakën Afrikane në harkun e Egjeut, një hark ishullor vullkanik është dukuri e shprehur nën futja e saj në pllakën Euroaziaktike dhe këtu bëhet fjalë për aktivitetin në Santorini. Sa i përket aktivitetit në territorin e tjera përfshirë Shqipërinë që ka akumulim normal dhe mikropllaka e Adrias është e lidhur ngushtë më lëvizjen e pllakës Afrikane dhe lëvizjeve të tjera qe ndodhin”, pohoi Dushi.

Ndryshe nga sa po  ndodh në ishullin në Egje  përfshirë nga një grup tërmetesh me  magnitudë mbi mesataren specialistët thonë se Shqipëria është  në kushtet e një  aktiviteti sizmik normal. Lëkundje toke që mund të ndjehen pak pranë qendrës së goditjes  më të shprehura  janë në veri të vendit.

“Zonat më të spikatura janë dhe në veri, Pukë, midis Pukës dhe Fushë Arrëzit, Kukës, Kosovë, Maqedoni, pjesa verilindore dhe lindore ka pas aktivitet të shprehur, më pak pjesa perëndimore. Nuk përbën shqetësim. Flasim për tërmete të vegjël nën 3 të shkallës rihter.  Mikrotërmete që ose ndjehen shumë pak ose nuk mund të ndjehen në zona të caktuara…”, tha ai.

Goditja e  Santorinit në Greqi  nga tërmete të shpeshtë  me energji të moderuar sipas sizmologëve dëshmon potencialin e lartë në këtë zonë. Ndërsa mikrotërmetet që stacionet regjistrojnë në vendin tonë  tregojnë se aktualisht nuk ka vend për shqetësim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, ja sa alkool kishte konsumuar e reja greke

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 18 Mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje: Makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse më shikon ashtu”/ sherri mes të miturve në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 51-vjeçari në Maminas, do të ekstradohet në Itali!

Një 51-vjeçar i dënuar  me 4 vjet e 5 muaj dhe 21 ditë burgim nga…

LEXO ME SHUME